Lajme

26 January 2018

Rita Ora pjesë e “Brit Awards 2018”

||
0 Comment
|

Këngëtarja Rita Ora ka bërë të ditur se do të mund ta shohim në një ngjarje gjatë 21 Shkurtit, e cila është e para për këtë vit të ri. Megjithëse nuk është nominuar në ndonjë kategori muzikore të ngjarjes madhështore “Brit Awards 2018”, këngëtarja do të paraqitet me disa këngë.

Kështu së paku ka bërë të ditur vetë 27-vjeçarja përmes rrjeteve sociale, e cila ka shprehur kënaqësinë që do të perfomojë në këtë ngjarje.
“Sapo mora lajmin. Vajza juaj do të perfomojë në Brit Awards në 21 shkurt të këtij viti. Jam shumë e emocionuar”, ka shkruar ndër të tjera Rita në Instagram.

gjithashtu ndër performueset do të jetë edhe Dua Lipa, e cila për herë të parë do të ngjitet në këtë skenë të madhe. Këngëtarët e tjerë që janë konfirmuar për të performuar janë edhe Ed Sheeran, Sam Smith dhe Sotormzy.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com