Lajme

14 August 2018

Rita Ora prezantuesja e këtij edicioni të MTV Video Music Awards

Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Së fundmi, këngëtarja ka zbuluar se do të jetë prezantuese si dhe është e nominuar në ceremoninë e këtij viti të MTV Video Music Awards.

Ngjarjen muzikore që do të mbahet gjatë ditës së hënë, Rita i ka ftuar fansat që ta ndjekin për së afërmi.

“Shihemi të gjithë gjatë ditës së hënë, 20.8.2018”, ka shkruar ndër të tjerash 28-vjeçarja në llogarinë personale në Instagram.

Kujtojmë se këngëtarja edhe vitin e kaluar prezantoi këtë ngjarje të madhe të MTV-së .

Theksojmë se Rita është e nominuar në dy kategori – “Best Dance” dhe “Best Visual Effects” – me këngën në bashkëpunim me DJ e ndjerë Avicii, “Lonely Together”.

I will see you all on Monday! 20.8.18 #Vmas #lonelytogether

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com