Rita Ora prezantuesja e MTV EMA
Një version europian i ceremonisë prestigjoze amerikane, MTV VMAs, mbahet çdo vit në kryeqendrat më të rëndësishme në kontinentin e vjetër.
Këtë vit, pritëse e MTV EMAs është zgjedhur kryeqyteti britanik, Londra dhe prezantuese do të jetë askush tjetër përveçse Rita Orës.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë MTV në një postim në Twitter, ku lajmëron se Rita do të ngjitet në skenën e EMAs për të prezantuar show-n.
“Jemi shumë të lumtur të lajmërojmë se moderatorja e MTV EMAs 2017 do të jetë: E mrekullueshmja Rita Ora!”, – shkruan MTV në Twitter.
Ndërkohë Rita në një intervistë për Variety ka premtuar t’i sjellë shumë glamur, veshje të ndryshme dhe humor anglez eventit të rëndësishëm. Ndër të tjera do të performojë edhe “Lonely Together,”, hitin e saj në bashkëpunim me Avicii.