Rita Ora publikon videon teksa bën shaka me miqtë e saj në gjuhën shqipe
Rita Ora ka nisur turin e saj në të gjithë Europën. Ditën e djeshme ajo ndodhej në Munich të Gjermanisë ku ka dhënë dhe një performancë të zjarrtë për fansat e saj. Përmes një video të publikuar ajo ka treguar edhe disa nga momentet e prapaskenës së konceritit ku aty dëgjohet teksa ajo bën shaka në gjuhën shqipe me stafin e saj.
Ajo ka xhiruar dy nga pjesëtarët e stafit teksa janë duke treguar muskujt e tyre dhe në një moment, Rita i drejtohet njërit duke qeshur: “O budall, kqyrum”. Kjo video ka shkaktuar shumë të qeshura te vetë ajo, por edhe tek ndjekësit e saj në rrjetet sociale.