Rita Ora shkëlqen në Paris krah gjigantit Societe Cartier
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, di gjithnjë se si të rrëmbejë vëmendjen me paraqitjen e saj. Së fundmi bukuroshja bjonde ka qenë e ftuar speciale në festën e organizuar në Paris nga gjiganti i stolive franceze, Societe Cartier.Me një fustan të kuq, elegant dhe mbushur me stoli, Rita ka shkëlqyer në tapetin e kuq të këtij eventi në Paris.
Ajo gjatë ditës kishte publikuar disa fotografi në InstaStory, përmes së cilave kishte treguar për dhuratat që ka marrë nga “Cartier” dhe për të cilat ishte mjaft falënderuese ndaj gjigantit francez të stolive. Rita dukej vezulluese nën ndriçimin e gurëve në këtë mbrëmje.