Rita Ora shkëlqen në tapetin e kuq, krah saj aktorja shumë e njohur hollivudiane
Ajo është e njohur për stilin e veçantë të veshjeve, madje vitin e kaluar ishte prezantuese në spektaklin e modës “Next Top Model of America”.
Artistja u shfaqe magjepsëse teksa mori pjesë në mbrëmjen gala, Clive Davis në New York City, e organizuar para ndarjes së çmimeve Grammy Awards.
Këngëtarja 27 vjeçare u dallua nga të tjerët me një fustan të bardhë të stilit të viteve 1920, ndërsa në tapetin e kuq në një moment iu bashkëngjit edhe aktorja Katie Holmes.
Ora kishte veshur një fustan të bardhë që i theksonte vijat e trupit e që ishte tërësisht i përbërë nga copëza delikate të bardha dhe i prerë paksa mbrapa.
Në këtë mbrëmje të veçantë janë paraqitur shumë yje botërore duke përfshirë edhe këngëtaret e tjera shqiptare, Dua Lipa dhe Bleona Qereti.