Rita Ora shqiptarja më e famshme?… Jo për shqiptarët
Puna që tashmë po bëj në MCN Radio, më frymëzoi shumë të kërkoj për këngëtarët më me vlerë në zhanërin e hip hop-it. Si pikë referimi mora atë që mbahet si ikona e hip hopit , atë që në cdo ditë të karrierës së saj ia rrit vlerat vendit tonë, Rita Ora-n.
Shine Ya Light, që Rita ia dedikoi vendit të saj të lindjes , bëri një bum si kërkesë muzikore brenda dhe jashtë vendit. Flitet që kjo këngë kaloi nivelin e këngëve të tjera të deri atehershme. Kjo e vërtetë më qëndron në paradoks me shumë këngë të tjera të “panjohura”, për mua dhe për shumë të tjerë jam e sigurt, ku ajo nuk renditët ndër të parat në preferencat e shqiptarëve.
Rita Ora, e cila është pjesë tashmë e artistëve më në zë në botë, si duket nuk krahasohet me disa “artistë” shqiptarë që as emri nuk i është dëgjuar. Ajo që në të vërtetë më shqetësoi tek sa po holumtoja në kanalet e you tube, ishte që shikueshmërinë më të madhe e kishin më shumë këta “artista” se Rita vet.
A ju duket normal ky fenomen? Është çeshtje shijesh, apo dicka tjetër më e frikshme?