Rita Ora si Marilyn Monroe !
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, këto ditë po qëndron në Sydney të Australisë.
28-vjeçarja rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve me pamjen e saj në tapetin e kuq të “Cartier’s Precious Cargo Party”
Ajo kishte veshur një fustan të tejdukshëm me shumë pala mgjyrë nude.
Por falë një moti me erë, veshja e saj nuk ishte e qëndrueshme por nga ana tjetër u bë shumë tërheqëse
Era frynte në pjesën e prapme të fustanit të saj, duke bërë që këngëtarja të zbulonte më shumë se ç’duhet.
Ajo që i ra në sy shumë të pranishmëve ishte pikërisht e gjithë atmosfera që u krijua ,Rita një bjonde e bukur e veshur me një fustan të valvitshëm që dukej pothuajse si Marylin Monroe.