Rita Ora si një “lule” në javën e modës në Paris
Edhe pse vetëm ditën e djeshme Rita Ora publikoi klipin e këngës “For You”, të sjell në bashkëpunim me Liam Payne, ajo arriti të renditet në vendet e para në top listat britanike.
Rita gjithashtu këtë javë ka qenë e pranishme në javën e modës në Paris.
Ajo ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve me dukjen e saj joshëse, teksa kishte veshur një kostum sateni, të zbukuruar me lule. Një grim i lehtë dhe flokët e bardha, kanë bërë që Ora të evidentohet për pamjen e saj. Ajo gëzon një fizik të shkëlqyer, për të cilin kujdeset maksimalisht që të ndjek me rregull ushtrimet në palestër.