Rita Ora sot një kopje e nënës së saj
Motra e këngëtares shqiptare me famë botërore Rita Orës, Elena, ka festuar së fundmi ditëlindjen e saj. Elena ka një lidhje jo vetëm familjare me Ritën por edhe profesionale sepse ajo është menaxherja e saj në rrafshin artistik. Motra e Ritës ka publikuar ditën e ditëlindjes së saj një foto nga fëmijëria me nënën e saj. Nga fotoja e postuar ajo që të bie në sy është ngjashmëria e madhe e Ritës sot me nënën në kohën e saj të artë.