Rita Ora thyen rekordin 30 vjeçarë në Britani
Rita Ora, me këngën e fundit “Let you love me”, thyen kështu një rekord të mbajtur prej 30-vjetësh, duke kaluar rekordin e ikonës së muzikës britanike Shirley Bassey.
Rita Ora do të nxjerrë albumin e saj më të ri “Phoenix” në fund të nëntorit, ndërkohë që nga qershori i vitit të kaluar pesë nga këngët e saj kanë qenë çdo herë në dhjetë këngët më të mira të klasifikimit të këngëve më të mira në Britani, të njohur si UK Charts.
Në një zhvillim tjetër, këngëtarja me origjinë shqiptare, sipas The Sunday Times të Londrës, bashkë me yje të tjerë të muzikës vendase si Ed Sheeran, Bob Geldof, Sting e etj i kanë dërguar një letër kryeministres britanike Theresa May, ku e paralajmërojnë për rrezikun e Brexit ndaj industrisë muzikore britanike, duke filluar nga turnet muzikore, shitjet, dhe legjislacioni për të drejtën e autorit.