Lajme

07 December 2016

Rita Ora topless në videon dedikuar Dashurisë

Këngëtarja e njohur Rita Ora ka postuar sëfundmi në faqet e saj në rrjete sociale një video. 26-vjeçarja u shfaq me të brendshme në këtë video të realizuar për kalendarin e “Love Magazine”.

Bukuroshja e lindur në Kosovë ndërron gjatë videos disa prej veshjeve të stilit bavarez, duke prezantuar aty tri pamje të ndryshme të saj: një homazh për grupin “The Andrew Sisters” dhe hitin e tyre ikonë të kohës së luftës “Boogie Woogie Bugle Boy”.

Përpos kësaj, megjithatë, duket se kishte dhe një mesazh të fshehur anti-Brexit në këtë spot, pasi Rita mban ndër të tjera edhe një palë të brendshme ku janë stampuar fjalët: unë e kam për zemër BE-në.

Ylli i muzikës promovoi tani vonë në Londër albumin e saj të ri, për të cilin – siç thotë, – ka punuar plot dy vite, e një pjesë të këngëve i ka shkruar vet.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com