Rita Orës i është ndaluar hyrja në një nga restorantet e Gordon Ramsey
E ftuar në emisionin “Jonathan Ross Show” bashkë me Ed Sheeran dhe Gordon Ramsey, këngëtarja me origjinë shqiptare ka treguar një rast kur e kanë ndaluar të hyjë në restorantin e shefit të famshëm.
“Unë doja, ashtu si të gjithë të konsumoja një vakt në restorantin e Ramsey, por nuk më lanë. Hyra dhe isha e lumtur që do haja, por ata më ndaluan duke më thënë se veshja ime ishte e papërshtatshme”, tha ajo ndërsa kujton edhe se çfarë kishte veshur.
Rita tregoi se atë ditë ishte veshur me tuta sportive dhe atlete, pa e ditur që restoranti kishte një kod të caktuar veshjeje.
Shefi i njohur më pas e ka pyetur se në cilin prej restoranteve kishte ndodhur kjo dhe cili prej punonjësve e kishte ndaluar, por artistja ka refuzuar t’i përgjigjet.