“Rob i dështuar, Gay”- plas keq sherri mes Noizyt dhe Olti Currit
Një tjetër sherr po ndodh mes dy emrave të njohur në botën e medias në vend.
Erion Veliaj publikoi dy ditë më parë se me kartën e studentit e miratuar së fundmi nga Bashkia Tiranë, studentët mund të fitonin 30% ulje në linjën e veshjeve të reperit Noizy.
Menjëherë pas kësaj ka reaguar Olti Curri në profilin e tij në Instgram:
“Me këtë kartën e studentit e kap me ulje bluzën Nike të Noizyt apo jo?”, shkruante Olti në postimin e tij. Këtë postim Noizy e ka publikuar në profilin e tij dhe i është kthyer kundër blogerit.
“Olti Curri rob i dështuar nga jeta, s’po të them Gay se Gay është Elton John, pastaj është zgjedhja jote jo e imja. Gjithsesi për studentët është me ulje firma që për një vit ka bërë më shumë seç do bësh ti gjithë jetën me fotot që poston nëpër Instagram me marr 50 euro. Paqe dhe dashuri vëlla, të fala gjithë portaleve tani. PS: Unë nuk isha aty të reklamoja firmën time isha të nënshkruaja një kontratë por ti s’di çfarë janë kontratat, se je blogger.”, ka përfunduar reperi.
Mirëpo, Olti nuk e ka lënë me aq dhe menjëherë i ka kthyer përgjigje reperit. “Ahahah Noizy e paska bo përrall për kalamajtë që e ndjekin. Do i kisha kthyer përgjigje gjerë e gjatë por të mbarojë Abetaren edhe pastaj kismet. Ato lekët në story çoja Blerimit se mjaft luajte me lekët e huaja. Sa për seksualitetin me duket po ma lyp, po nuk të ndihmoj dot. Kalo nga Elton John meqë e kishe fiksim.”, përfundon Olti.