Lajme

18 December 2016

Rob Kardashian braktiset nga e fejuara e tij

Rob Kardashian në lot ka treguar se e fejuara e tij, Blac Chyna e ka lënë. Ata kishin vetëm 2 javë që ishin shpërngulur në një shtëpi të re në të cilën kishtë hapësirë për ta, vajzën e tyre dhe djalin e Chyna. Në një video Rob ka vendosur të nga me 8 milion ndjekësit e tij në Instagram atë çka po kalonte. Ai tregon se bëri 135do gjë për Chyna, madje u distancua edhe nga familja e tij. Gjithashtu shprehet se e donte atë me gjithë shpirt, ashtu si çdo mashkull duhet ta dojë të dashurën e tij. Rob ka shpjeguar që kjo nuk është një reng i ri i çiftit për të qenë sërisht në qendër të vëmendjes. Në fund ka treguar se gjithçka që donte ishte që këtë Krishtlindje ta kalonte me familjen e tij të re që e donte shumë, por Blac bëri diçka të papritur dhe e la zemërthyer.

Por nuk vonoi kundërpërgjigja e Blac Chyna. Ajo tregoi se kishte kohë që po përpiqej ta binte Rob-in të kthehej në formë por ai vazhdonte të mos dëgjonte njeri. “E ndihmova të humbiste peshë për të mirën e tij por ai përsëri i riktheu ato kilogramë.”- ka thënë modelja e cila ka shtuar se ishte lodhur edhe nga xhelozia e tepruar e të dashurit të saj, aq shumë sa ishte detyruar të merrte këtë vendim. Një vendim për të cilin iu desh të linte krenarinë mënjanë, sepse u shpërngul në shtëpinë e Kyliet me të cilën asnjëherë nuk ka pasur marrëdhënie të mirë.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com