Robbie Williams mund të tërhiqet nga muzika për shkak të një sëmundjeje
Robbie Williams është shprehur se ka anuluar një turne kohët e fundit për shkak të rezultateve shumë shqetësuese në lidhje me gjëndjen e tij shëndetsore. Williams, vitin e kaluar lansoi albumin e tij ”Heavy Entertainment Show”. Ai nëpërmjet një video në Youtube shpjegon se anuloi tre koncerte në Rusi në shtator të vitit 2017.
“Unë u preka nga një sëmundje këto pesë javët e fundit, fatkeqësisht, sëmundja filloi vetëm në fund të turneut tim, një turne që po shkonte aq mirë, pastaj mora disa rezultate testimi, ishin shumë shqetësuese dhe përfundova në ICU, kështu që nuk mund të realizoj koncerte. Unë nuk jam tërhequr nga një turne për shëndetin e keq që nga viti 1998, por këtë here duhet ta bej”, shprehet Robbie. Williams tha gjithashtu se është duke bërë çmos që të rimëkëmbët nga kjo sëmundje: “Unë bëj yoga çdo ditë, ushqehem mirë, por edhe kujdesem mirë për veten time”.