Lajme

27 May 2018

Robert Berisha habit me deklaratën e tij: Tunën nuk dua ta takoj asnjëherë

Këngëtari i njohur Robert Berisha në një intervistë të dhënë së fundmi, foli për jetën e tij profesionale dhe atë private duke u ndalur tek raporti i tij me Norën dhe vajzën Renee. Por habiti komenti i tij për marrëdhënien me kunatën e tij Tunën.

“Me Tunën nuk shihemi. As nuk dua që të takohemi. Nora është 15 vite në skenën shqiptare dhe ka shumë fansa si në Kosovë e në Shqipëri. Për Patrisin e Tianin, e jap jetën. Nora, me asnjë artist nuk ka pasur asnjë problem. Tuna ka probleme me të gjithë. I kërkoj shumë falje Patrisit se nuk ishim në atë ditëlindje dhe nuk do të kemi mundësi në asnjë ditëlindje”, është shprehur Roberti.

Mirëpo duket se edhe Tuna ka zgjedhur të reagojë në mënyrën e saj pas kësaj deklarate duke publikuar një foto në Instastory.

“Më falni, dola pak për të jetuar. Kthehem së shpejti”, ka shkruar Tuna teksa shihet duke pirë një gotë verë me shoqërinë e saj.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com