Robert Pattinson dhe Twigs i japin fund lidhjes së tyre.
Lidhjes së tyre i ka ardhur fundi. Ka qënë pikërisht aktori Robert Pattinson, ai i cili i ka dhënë fund lidhjes trevjeçare me këngëtaren Twigs. Që në fillim ata preferuan ta mbanin lidhjen e tyre larg vëmendjes mediatike dhe së bashku u shfaqën vetëm në disa tapetë të kuq por dhe në daljet e tyre të pakta si çift binte në sy dashuria që kishin për njëri-tjetrin.
Arsyeja për ndarjen e tyre nuk është e qartë, përveç se thuhet se ata “nuk funksionuan më si çift”. “Në dy vitet e para ishin të pandashëm, por në muajt e fundit ata janë larguar nga njëri-tjetri. Kanë kaluar gjithnjë e më pak kohë së bashku, dhe Rob ka vendosur të ndërpresë lidhjen. Ende ka ndjenja nga të dy anët, por ata e kanë të qartë se kjo më nuk shkon”, thonë miqtë e tyre.