Roberto Cavalli drejt falimentimit,mbyll dyqanet pa lajmëruar!
Pak pasi njoftoi se po përpiqet të nënshkruajë një marrëveshje me një investitor për të parandaluar falimentimin ,Roberto Cavalli ka mbyllur dyqanet e tij në SHBA.
Sipas disa burimeve thuhet se biznesi është në kërkim të investitorëve të rinj.
Kompania italiane Clessidra ka në zotërim 90% të markës që nga viti 2015, por “New York Times” raporton se Cavalli po përpiqet të ndahet nga ajo si pasojë e rënies së shitjeve.