Romir Zalla flet për largimin nga “Portokallia”
Romir Zalla ka qenë një nga aktorët që ka qenë pjesë e show-t humoristik që në fillimin e tij. Por disa vite më parë ai zgjodhi të largohet nga ky spektakël dhe arsyet asnjëherë nuk u bënë të qarta. I ftuar në emisionin “DaSara Radio Show” i pyetur rreth kësaj teme ai ka treguar:” E vërteta është që u mblodhen shumë arsye në të njëjtën kohë kur ndodhi largimi. Sigurisht në fillim nis me tentativa për të të përzënë, mëzitur punën, bashkëpunimin. Pastaj më vonë je i detyruar të marrësh vendime drastike…dhe si përfundim vjen momenti i largimit.”
Për të dëgjuar rrëfimin e plotë të aktorit në lidhje me këtë temë, ndiqni videon më poshtë.