“Ronaldo, ma thyej dhe mua hundën, ma bëj copa!”
Vetëm po ta imagjinosh, e jo më të të thyehet hunda sa e dhimbshme mund të jetë por dhimbja harrohet dhe nuk vlen kur shkaku është ylli i futbollit Cristiano Ronaldo.
Dy ditë më parë u zhvillua ndeshja mes ekipit të Torino-s dhe Chievo-s, dhe në këtë ndeshje nuk kishte si të mungonte fansja e zjarrtë e Juventues-it, Elena Di Martino.
Për Elenën kjo ndeshje ka rezultuar fatale, të paktën këtë themi ne por të njëjtën gjë nuk mendon ajo.
Pasi Ronaldo gjuan topin dhe del jashtë fushe, Elena goditet pikërisht në hundë e cila rezultoi me thyerje.
Elena ka reagur në profilin e saj në Facebook pas këtij incidenti, dhe duket se nuk ndihet fare keq, përkundrazi: “Cristiano është një idhull. Pas kësaj goditjeje që mora pres një ftesë për darkë”- shkruan Elena e cila duket se po shfrytëzon rastin për të takuar nga afër një prej meshkujve më seksi në botë.
Epo, nëse hundën do t’ja thyente dikush tjetër do të bëhej nami, Ronaldo justifikohet. E justifikon fama, pamja dhe lekët. Mesa duket tashmë çdo femër do shpresojë të goditet nga Ronaldo.