Ronaldo personaliteti më i ndjekur në Instagram, thyen rekordin e Selena Gomez
Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo, është bërë njeriu më i ndjekur në rrjetin social Instagram, ndërsa pozitën e liderit ia ka rrëmbyer këngëtares dhe aktores, Selena Gomez.
Superylli i Juventusit e ka kaluar shifrën prej 144 milionë ndjekësve (dhe aktualisht numëron 144 milionë e 517 mijë ndjekës) duke e lënë prapa 26-vjeçaren (e cila aktualisht numëron 144 milionë 383 mijë ndjekës).
Me suksesin e arritur edhe në këtë rrjet social, ai e ka forcuar pozitën si një prej personazheve më të popullarizuara në botë.
Publikimin e parë, pasi e arriti këtë shifër rekord, Ronaldo e bëri pikërisht nga palestra, vendi ku ai kalon shumë kohë.
Për interesimin akoma më të madh të publikut për të, i ka ndihmuar edhe transferimi i bujshëm i kësaj vere nga Spanja (Real Madridi) në Itali (te Juventusi).
Kujtojmë që në dy vitet e fundit, Selena ka qenë personazhi më i popullarizuar në Instagram, ndërsa këtë epitet ia kishte marrë koleges së saj, Ariana Grande.