Ronaldo tradhëton Georginën, revista portugeze publikon skandalin
Duket se pas festës së fitores si Lojtari më të mirë i vitit nga FIFA, për Cristiano Ronaldon mediat portugeze kanë rezervuar një skandal duke prekur jetën e tij private.
Revista prestigjioze portugeze, “Tv Guide” pretendon se mes futbollistit të njohur dhe të dashurës së tij shtatzënë ka hyrë një 21-vjeçare, e quajtur Natacha Sofia.
Sofia është e njohur nga spektaklit “Mujere y Hombres y Vicersa”, versioni portugez i “Love On Top” dhe është shprehur për median se kishte qenë ajo e para që kishte kërkuar një marrëdhënie me futbollistin e njohur në Instagram, ku ai edhe i kishte kthyer përgjigje.
“Ka qenë gjithmonë synimi për të pasur marrëdhënie me të (Ronaldon). Isha shumë e befasuar, nuk mendoj se është homoseksual. Ne u takuam në hotel pas shumë përpjekjesh dhe aty filluam të putheshim edhe kaluam bashkë një natë të nxehtë”.
Mësohet se më pas Ronaldo i pagoi vajzës 300 euro për taksinë, por më pas e ka bllokuar nga të gjitha rrjetet sociale.
Ky lajm përpos deklaratës së vajzës së përfshirë nuk ka asnjë fakt tjetër konkret. Për pasojë nuk dihet nëse kjo është një tentativë e Sofie për të tërhequr vëmendjen mediatike, apo me të vërtetë futbollisti e ka tradhëtuar të dashurën e tij.
Aktualisht, Cristiano është në pritje të një fëmije më partneren e tij, Georgina Rodriguez.