Lajme

25 December 2018

Ronaldo vazhdon traditën e vizitave në spitalegjatë festave, kujdeset për buzëqeshjen e fëmijëve të sëmurë

Në prag të festave të fundvitit, Cristiano Ronaldo ka vizituar fëmijët në spitalin e fëmijëve Regina Margherita në Torino të Italisë.

Futbollisti dhe e dashura e tij, Georgina Rodriguez, i kanë bërë të lumtur fëmijët e shtruar  në klinikën pediatrike të onkologjisë, të cilët i kanë vizituar dhe u kanë dërguar dhurata.
Gjatë vizitës së tij, 33-vjeçari ishte shoqëruar nga drejtori i spitalit, Giovanni La Valle dhe nga shefja e katedrës, profesoresha Franca Fagioli.

Nuk është hera e parë që futbollisti i Juventusit bën një gjest të këtij lloji. Që nga koha kur luante për Manchester United, ai i ka vizituar shpesh spitalet duke u angazhuar që të sigurojë buzëqeshjen e të sëmurëve, në veçanti fëmijëve.
Të njëjtën traditë, ai e vazhdoi në Madrid (kur luante për Real Madridin).

Portugezi është i njohur për aktivitet e tij bamirëse në fusha të ndryshme, e sidomos në ato mjekësore.

Ndërkohë, gjatë të martës, ai do të kthehet në stërvitje me bashkëlojtarët e tij para ndeshjes kundër Atalantas.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com