Lajme

20 March 2019

Ronela Hajati donte të zyrtarizonte lidhjen ndërsa Zerka jo/Zgjidhja ndarja!

Pak ditë më parë Young Zerka ishte i ftuar në një emision televiziv në Kosovë ku përveç të tjerash foli për mardhënien e tij me Ronela Hajatin,siç dihet ata janë përfolur shpesh nga mediat rozë se mes tyre ka më shumë se një miqësi.

Por Zerka i hodhi poshtë duke u shprehur “Unë dua të bëj zhurmë me muzikë, sepse siç po e shihni po vij me shumë gjëra të reja. Kaq kisha. Ronelën e kam xhan, e kam pasur xhan, kështu që s’ka lidhje. S’ka komente!”.

Sipas disa burimeve është zbuluar se çifti i ka dhënë fund lidhjes muaj më parë.

Të afërm të dyshes janë shprehur se arsyeja që çoi në ndarjen e tyre, ka qenë fakti që Ronela ka dashur të zyrtarizojë lidhjen me Zerkën ndërsa ky i fundit jo!

Çifti prej kohësh bashkjetonte me njëri tjetrin!

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com