Ronela Hajati feston ditëlindjen dhe Young Zerka e surprizon me urimin e tij
Edhe pse për muaj me rradhë po flitet për një romancë të mundshme midis Ronela Hajatit dhe Young Zerkës. Por ata asnjëherë nuk kanë pranuar asgjë publikisht. Ronela ka festuar ditëlindjen dhe Zerka i ka befasuar të gjithë me postimin e tij në rrjetet sociale.
“Gëzuar ditëlindjen partnerja ime në krim! Të uroj më të mirat vajzë dhe në rrugën tënde ka shumë gjëra të bukura që të presin sepse i meriton. Qëndro gjithmonë e qeshur, argëtuese dhe produktive. Meqë ra fjala, dukemi bukur në këtë foto, shkëlqejmë si yje”.
I menjëhershëm ka qënë reagimi i Ronelës, e cila ndër të tjera zbulon edhe si e thërret Zerkën.