Ronela Hajati na prezanton me të dashurin e ri!
Këngëtarja Ronela Hajati ditën e sotme publikoi një foto ku shfaqet me një vetull,paksa e çuditshme por përpara se të filloni të hamendësoni njihuni me arsyen.
Ajo është frymëzuar nga Frida Kahlo, piktorja meksikane, e cila ishte një ikonë e fuqisë dhe një gjeni e artit. Frida Kahlo ndryshoi standardet e bukurisë me vetullat e bashkuara, këmbën e djathtë që ishte më e hollë se e majta dhe fustanet e saj indigjene.
Posht fotos ajo kishte shkruar “Emri i të dashurit timë është Diego” dhe kështu i referohet dashurisë së përjetshme të Frida-s.