Ronela Hajati paralajmëron projektin “Maje men”
Prtijes i erdhi fundi sepse Ronela Hajati së shpejti do të sjellë projektin e ri muzikor. Këtë njoftim këngëtarja e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale ku mësohet se titulli i këngës do të jete “Maje men”.
Ajo e ka publikuar një fotografi në Instagram, në të cilën shfaqet para pasqyrës, ndërsa në mbishkrimin e fotos ka bërë të ditur se kënga do të vijë së shpejti.
Në vitin e kaluar, këngëtarja kishte realizuar disa këngë të suksesshme, ndërsa në veçanti janë pëlqyer bashkëpunimet e saj. “Diamanta” ka qenë një prej projekteve më të fundit të saj që u realizua në muajin dhjetor në duet me Young Zerkën.