Lajme

27 April 2018

Ronela Hajati sapo na konfirmoi se është në një lidhje?

Jeta private e Ronela Hajatit është përfolur shpesh në rrjetet sociale, por vetë këngëtarja nuk ka pranuar të flasë. E ftuar tek “Rudina” këngëtarja u pyet nëse është e dashuruar. Por ajo as nuk e pohoi dhe as nuk e mohoi një gjë të tillë.

“Unë nuk e fsheh jetën time, por nuk dua të flas sepse po investoj shumë për gjënë që po bëj. Këtu ndonjëherë bëhesh kryefjalë e disa lajmeve dhe unë momentalisht nuk po investoj që të bëhet ai lloj lajmi. Unë nuk po them jam e dashuruar, nuk po them që për mua nuk ekziston asnjë njeri, por thjeshtë nuk dua të flas. Kur gjërat të bëhen publike do të jetë e menduar mirë se unë do bëj dasëm dhe jam shumë pro dasmës së madhe”, është shprehur këngëtarja.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com