Ronela Hajati sulmon kolegët, rikujton fenomenin e blerjes së klikimeve
Këngëtarja Ronela Hajati ka sulmuar keq të gjithë kolegët që mburren me miliona klikimet në YouTube, në vetëm pak orë pas publikimit të këngëve.
Në një publikim në Instastory, Ronela akuzon kolegët për blerjen e klikimeve dhe thotë se as Rihanna nuk bën dot 4 milionë klikime në ditë.
“A ju del kështu llogaria me këto klikimet që blini? Kot po pyes se mua s’më del. 4 milionë në ditë as Rihanna si bën morë vëllezër e motra, apo ça është Rihanna para nesh thuaj “, shkruan Ronela.
Këngëtarja nuk përmend asnjë emër por nisur nga publikimet e fundit lista e këngëtarëve të cilëve mund t’i jetë drejtuar është e gjatë.