Ronela zbulon prapaskenat e këngës “Do ta luj”: Shpirti ma di sa kemi qeshur atë ditë
Këngëtarja Ronela Hajati është duke shijuar suksesin e këngës së saj më të fundit me titull “Do ta luj”. Teksa klikimet e këngës rriten ditë pas dite, Ronela ka vendosur të ndajë me ndjekësit e saj në rrjete sociale disa nga prapaskenat e realizimit të klipit.
“Shpirti ma di sa kemi qeshur atë ditë…”, ka shkruar ajo teksa tregon se ka bërë pjesë të klipit edhe disa njerëz që ndodheshin në lokal në Bllok ditën e xhirimeve. Pak ditë me parë, Ronela “thumboi” gjithë kolegët që mburren me miliona klikimet në YouTube, në vetëm pak orë pas publikimit të këngëve duke u shprehur se bëhet fjalë për blerje klikimesh.