Rowan Atkinson: Nuk i shikoj filmat e mi, ja arsyeja
Aktori britanik, Rowan Atkinson, nuk është një fans i punës së tij dhe asnjëherë nuk i shikon filmat pasi përfundojnë.
Gjatë një interviste për DPA, komiku i njohur më së shumti për rolin e Mr. Bean, ka thënë se përpiqet të mos i shikojë filmat e tij.
“Në parim, nuk jam fans i punës sime. Nëse është e mundur, mundohem që të mos i shikoj filmat e mi pasi të përfundojnë”, ka deklaruar 63-vjeçari.
Megjithatë, ai ka bërë të ditur se do të bëjë një përjashtim me rastin e filmit të ri, “Johnny English Strikes Again”.
Komedia e re, e cila do të nisë shfaqjen nëpër kinema në muajin tetor, flet për agjentin sekret britanik, i cili tërhiqet nga pensioni pas një sulmi kibernetik që zbulon identitetin e të gjithë agjentëve sekretë.
Në vitet e fundit, Atkinson ka qenë më i tërhequr nga karriera dhe nuk ka xhiruar projekte të reja.
“Johnny English Strikes Again” është vazhdimi i tretë i filmave për Johnny English, ndërsa regjinë e ka bërë David Kerr.
Olga Kurylenko, Ben Miller e Adam James, janë protagonistët tjerë të kësaj komedie.