Lajme

24 September 2018

Roza Lati sapo na tregoi që është rikthyer me të dashurin

Ajo është një nga moderatoret më të përfolura shqiptare, e cila jo pak herë provokon me postimet e saj në rrjete sociale. Moderatorja është komentuar edhe për lidhjet e dashurisë. Vetëm para pak muajve ajo postoi në Instastory foto duke u puthur me një djalë, por më pas e mohoi duke thënë se nuk ishte i dashuri.
Pavarësisht se ajo nuk e ka pranuar kurrë hapur, është zbuluar që moderatorja ishte në lidhje me Arbër Treskun, djalin nga Mirdita, i njohur edhe për jetën e tij të luksit.
Megjithatë Roza në një intervistë sëfundmi, kur u pyet për lidhjen e dashurisë dhe pushimet, la të kuptohej se ishte ndarë dhe tashmë ishte vetëm.

Por vetëm pak orë më parë Roza ka ndërruar foton e profilit në Instagram dhe ka vendosur atë të të dashurit. Mbase me këtë veprim ajo ka dashur të tregojë se është rikthyer sërish me të dashurin, megjithatë ajo e ka ndërruar sërish foton duke vendosur foton e saj në profil.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com