Rozana gjen autorin që i dëmtoi makinën, ja çfarë i bën atij
Mëngjesin e ditës së hënë Rozana Radi e gjeti makinën e saj të gërvishtur në pjesën anësore, një veprim që dukej i bërë qëllimisht. Këngëtarja postoi menjëherë disa foto ku shkruante se nuk e kuptonte sa i lig mund të jetë një shqiptar.
Ndërsa në një postim tjetër njoftonte se nuk do e lente pa gjetur autorin e s’do linte kamera pa kontrolluar.
Dhe me sa duket Rozana më në fund e ka gjetur autorin. Ajo ka postuar në Instastory ku tregon se e ka gjetur autorin.
“Unë nuk mallkoj por aq shumë sms që kam marrë (të gjithë mallkojnë) komshiun që ma ka katandis makinën si mos më keq. Kam frikë se do ta zënë mallkimet përpara se ta zë policia. P.s me zor po pres ta shoh në fytyrë nëse ka një të tillë’”, shkruan Rozana.