Lajme

19 April 2018

Rozana Radi bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Që në daljen e saj të parë në skenë, Rozana Radi i ka qëndruar gjithmonë besnike të njëjtit model flokësh. Bionde dhe me flokë që shkojnë deri poshtë supit, është modeli që Rozana Radi ka preferuar që në dalejet e para në skenë dhe që gjithmonë i ka qëndruar besnike.

Por Rozana ka vendosur të bëjë një ndryshim. Ajo ka postuar në ‘InstaStory’ disa fotografi, në të cilat shihet në një sallon bukurie duke prerë dhe lyer flokët. Më pas ajo ka postuar një video ku duket se flokët e prerë i arrijnë mbi supe.

Megjithatë ajo i ka qëndruar ende besnike ngjyrës, duke qenë se një pjesë të flokut e ka biond dhe një pjesë të zi.

Me siguri asnjëherë nuk e keni parë Rozanën me flokë më të shkurtër se kaq, prandaj tani ne nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të presim derisa Rozana të na jap një imazh të plotë të ‘look’-ut të saj të ri.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com