Lajme

17 September 2018

Rozana Radi është fejuar? Ja cila është përgjigjja e këngëtares…

Këngëtarja dhe aktorja e njohur Rozana Radi ka zgjedhur ishullin e Kaprit në Itali për të pushuar me të dashurin e saj këtë verë. Mirëpo, një foto e shoqëruar me emojin e një unaze fejese ngriti dyshimet se Rozana dhe partneri i saj prej pesë vitesh janë fejuar në fshehtësi.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Rozana  i ka mohuar këto zëra duke theksuar se marrëdhënia me partnerin e saj është e konsoliduar tashmë. “Jo nuk jam fejuar, nuk e di si dhe nga dolën ato lajme. Ne jemi një çift i konsoliduar”, shprehet Rozana.

Por gjithashtu ajo nuk e mohon faktin se martesa është shumë afër. “Njohja jonë ka qenë krejt rastësore ndaj dhe martesa nëse ndodh do të jetë po rastësore. Nëse s’e kërkon ai, atëherë do e bëj unë”, tregon Rozana.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com