Rozana Radi tregon arsyen pse nuk martohet, dhe nuk mund t’i vëmë faj
Pavarësisht se partneri e mbështet në çdo arritje të saj, Rozana Radi nuk ka bërë asnjëherë një dalje publike me të.
Mbrëmjen e së martës këngëtarja vendosi t’u përgjigjej të gjithë ndjekësve të saj për çdo pyetje, qoftë nga ana profesionale dhe ajo personale.
Dikush nga ndjekësit e pyeti, nëse do ta falte tradhtinë dhe për arsyen pse nuk po martohet.
Sa i përket tradhtisë ajo tha se nuk do ta falte asnjëherë, ndërsa sa i përket dasmës Rozana shkroi:
“Preferoj të udhëtoj me paratë që mund të shpenzoj për një dasmë”.