Rrëfehet balerina e natës: Nuk mund të punoj me 5 mijë lekë dita, ja pse zgjodha këtë profesion!
Evi Kardashian! Kështu është emri i artit i balerinës 25- vjeçare në jetën e natës në Durrës e cila ka qenë e ftuar në “Da’Sara Show”, TemA TV.
Evi tregoi se ka mbaruar studimet e larta në Elbasan për cikël të ulët por kjo nuk ka qenë ajo që ka dashur: “Shkoja me detyrim, lija leksionet, më doli si degë dhe thash hajt ta mbaroj”- tregon Evi për kameran e TemA TV.
“Puna ime është një punë si gjithë të tjerat”- u shpreh Evi ndërkohë që Dasara e pyet duke i thënë balerinës për të treguar se çfarë punë të tjera ka bërë ajo: “Kam punuar punë të ndryshme por unë nuk mund të punoj me 5 mijë lekë dita sepse nuk nuk mund ta përballoj jetesën time në Tiranë me të tilla rroga”- tregoi Evi Kardashian duke shtuar se një punë e tillë do nerva, mund dhe shumë punë pasi sipas Evit nuk është aspak e lehtë.