Rrëfehet këngëtari mbi depresionin pas lindjes të gruas së tij: “Ishte shumë e vështirë!”
John Legend dhe Chrissy Teigen janë një nga çiftet më simpatikë të showbizit botëror dhe kanë mjaft ndjekës fanatik. Për këtë arsye ata kanë vendosur të flasin hapur rreth një ‘beteje’ që ju është dashur të fitojnë menjëherë pasi kanë lindur vajzën, Lunën e cila tashmë është rreth 11 muajshe.
John ka treguar se pas lindjes bashkëshortja e tij ka përjetuar një depresion pas lindjes për të cilën ata kishin dëgjuar pak dhe i erdhi shumë e papritur. “Gjithçka mund të bëja është ta kuptoja por duhet të keni parasysh se sa e vështirë ishte për mua si burrë të kuptoja një depresion që gruas time i vinte prej lindjes së fëmijës. Nuk e konceptoja dot ndaj dhe e kisha më shumë se të vështirë për ta ndihmuar, megjithatë e pakta që mund të bëja ishte ta mbështesja me aq sa kisha mundësi dhe t’i qëndroja pranë gjithë kohës…” – ka treguar ndër të tjera këngëtari.
Ndërkohë Chrissy ka thënë se ndjente jo vetëm dhembje shpirtërore por edhe fizike menjëherë pas lindjes së vajzës dhe të mos ishte për qëndrimin aq të mirë që i ka bërë bashkëshorti i saj, ajo thotë se nuk e di se si do ta kalonte këtë çast kaq të keq të jetës. “I them edhe burrave të tjerë, që nuk kanë rëndësi paratë apo fama kur vjen fjala për të tilla gjëra. Vlen shpirti dhe dashuria. Dashurojini gratë tuaja sidomos kur më së shumti jua kanë nevojën sepse vetëm ashtu ato do ja dalin!” – ka përfunduar ajo.