Rrëfimi i Dorina Memës, nga puna me VIP-at tek marrëdhënia me partnerin
E ftuara e radhës në Intervista VIP me Antonetën ishte modelja e fitnessit, sipërmarrësja dhe sportistja e njohur Dorina Mema. Ajo tregoi më shumë rreth punës me personazhet e njohur, cilët ishin më të përkushtuarit në palestër e cilët më problematikë. Noizy, Fjolla Morina, Oriola Marashi, Anxhela Peristeri, Era Rusi, Aurela Gaçe janë vetëm disa nga personazhet me të cilët Mema ka punuar. Por përpos tyre ajo jep disa sugjerime edhe për personazhet e tjerë të medias.
Ndër të tjera Dorina foli edhe për partnerin e saj, ngjashmëritë në karakter mes tyre, cili është më xheloz e cili më pasionant nga të dy.
Këto e të tjera i ndiqni në intervistën e plotë në videon më poshtë.