Rrëfimi Trim Jetullahut: Karriera muzikore, fansat dhe seksi
Trimi Jetullahu ka qenë i ftuari i radhës në emisionin Sunset Boulevard në MCN Radio.
Ai ka treguar në intervistën me moderatoren Antoneta Koçi për fillimet e karrierës së tij dhe personat që e kanë përkrahur në pasionin e tij për muzikën.
Ka folur gjithashtu edhe për hitin e tij veror “Hey goce” dhe për këngën e fundit “Ring Ring”.
Përpos projekteve muzikore ai ka folur në emision edhe për marrëdhënien me fanset dhe vajzat në përgjithësi.
Ai nuk i ka kursyer edhe disa nga detajet rreth jetës së tij personale si puthjen e parë, marrëdhënien e parë intime, sherrin e parë dhe histori intersante nga jeta e tij.
Për më shumë ndiqni intervistën e plotë më poshtë.