Lajme

04 January 2019

Rripat e mëdhenj rikthehen në modë, ja se si mund t’i kombinoni ato

Deri para disa kohësh rripat më ‘in’ kanë qenë ata të hollë. Tashmë VIP-at kanë rikthyer modën e rripave të mëdhenj. Nëse dëshironi të dini më tepër se si mund të riktheheni dhe ju në këtë modë ne ju sjellim disa këshilla se si mund të kombinoheni më poshtë:

1-            Visheni një rrip të trashë sipër palltos tuaj. Jo vetëm që do të jeni ngrohtë, por dhe me stil.

2-Zbukurojeni fustanin tuaj të mbrëmjes me një rrip të tillë. Në rastet tuaja të veçanta ku ju duhet një fustan, ju mund të përdorni edhe një rrip mesi të trashë. Ndoshta mund t’ju duket e çuditshme, por për disa VIP-a si Kendall Jenner jo.

3-Krijoni një veshje tuajën me motive dhe ngjyra të theksuara dhe përdorni rripin. Kjo do të theksonte më tepër jo vetëm format tuaja të trupit, por dhe ngjyrat dhe stilin tuaj.

 

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com