Rudina Magjistari blen sanduiçin por çfarë gjen brenda saj do iu habisë
Moderatorja e njohur, Rudina Magjistari ka ndarë në Instagram foton e një sanduiçi që e ka blerë të paketuar dhe që ka rezultuar i mykur. Përmes postimit, Rudina ka synuar të ndërgjegjësojë konsumatorët të jenë më të kujdesshëm duke denoncuar rrjetin e kafenesë së njohur në Tiranë, të cilës ka vendosur të mos ia përmendë emrin.
Pamjet kanë irrituar shumë ndjekës të cilët i kanë kërkuar moderatores të publikojë emrin e kompanisë ku e ka blerë sanduiçin me frikën se e njëjta gjë mund të përsëritet me persona të tjerë, ndoshta dhe fëmijë.