Rusell Crowe “fejon” Ed Sheeran
Ishte Russell Crowe, ai që në një intervistë të dhënë së fundmi, la të nënkuptohej se Ed Sheeran ishte fejuar me partneren e tij prej shumë kohësh.
Këngëtari britanik ka bërë një deklaratë duke hedhur poshtë thashethemet se ai është fejuar me Cherry Seaborn. Ai tregoi:”Russell është takuar vetëm një herë me Cherry-n dhe unë nuk i prezantova. Mesa duket ai thjesht e ka marrë me mend se ajo është e fejuara. Por e vërteta është se unë nuk i kam propozuar akoma asaj.”
Këngëtari britanik ka shtuar se aktori më pas i ka shkruar në adresën e emailit për t’i kërkuar ndjesë për deklaratën e tij të nxituar.