S4MM i shprehu pëlqimin publikisht, i përgjigjet Ronela Hajati
S4MM duket se po ia del të bëhet i njohur. Disa muaj më parë reperi postoi një foto të Ronela Hajatit në profilin e tij në Instagram duke shprehur hapur pëlqimin për Ronelën, pëlqim i cili më shumë u duk si dëshirë seksuale, duke marrë parasysh edhe pozën e Ronelës.
E ftuar në ‘N’drrim i natës’, këngëtarja ka rrëfyer se kjo vëmendje që mori nga reperi i njohur i ka pëlqyer shumë.
“Sam nga Tetova të ka fiksim, madje ka pas publikuar një fotografi tënden në Instagramin e tij, a të ka shkruar ndonjëherë?”, e ka pyetur moderatori Ronelën.
“Po mirë kush e di i kam ik tani nga fiksimi. Jo, jo s’më ka shkruar, nuk e njoh fare personalisht se kështu si artistë e njoh. Po shumë mirë, u shtofshin ç’a të them unë”, tha Ronela.
“Po mirë a të vjen mirë apo të pengon kjo gjë?”, e ka pyetur Alaudini.
“Po po, më vjen mirë, oooo si s’më vjen”, ka thënë Ronela duke qeshur.