S4MM paralajmëron projektin e ri muzikor
S4MM ka hyrë fuqishëm në tregun muzikor shqiptar duke publikuar disa këngë mjaft të pëlqyera nga fansat e tij.
Në ndërkohë, reperi nga Tetova ka paralajmëruar projektin e ri muzikor që pritet ta sjellë së shpejti.
Njoftimin e ka bërë vet S4MM përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Diçka e re është duke ardhur”, ka shkruar Samiri në postimin e tij në Instagram.
“Medelina” ishte kënga me të cilën S4MM shpërtheu në skenën e hip-hopit shqiptar.
Më pas, ai solli disa projekte tjera të suksesshme, por edhe bashkëpunime të pëlqyera.