Sa herë martohet Blero?
Martesat e Bleros janë bërë si meteorët që thuhet se do të godasin tokën dhe do shkatërrohet por që në fund nuk ndodh asgjë pooor, këtë verë Blero do ia bëj bam!
Prej muajsh tashmë këngëtari Blero Muharremi dhe partnerja e tij Afrona Dika kanë nisur përgatitjet e dasmës që do të mbahet në shtator të këtij viti. Ata po përgatisin një dasmë madhështore, pjesë e së cilës do të jenë edhe personazhe të njohur VIP.
Afrona nëpërmjet postimeve ka treguar pak nga fustani i saj por edhe detaje të ndryshme për arredimin e ambientit ku do të zhvillohet ceremonia. Mirëpo, së fundmi ka qenë Blero ai që ka zbuluar kostumin e dhëndrit.
Në një postmi në Instagram, Blero shihet i veshur me një kostum elegant të zi dhe vishnjë dhe pranë saj ka shkruar: “Po bëhem gati, e dashur Afrona Dika”, duke nënkuptuar se ky është kostumi i dasmës.