Lajme

29 January 2019

SAG vlerëson “Black Panther”, i jep çmimin kryesor të mbrëmjes

SAG shpërfill kandidatët kryesorë për Oscar. Filmi me superheronj Black Panther, i vlerësuar për kastin kryesisht me ngjyrë dhe promovimin e kulturës afrikane, fitoi çmimin kryesor në ceremoninë e Screen Actors Guild, apo siç njihet ndryshe, SAG.

Prodhimi që gjeneroi arkëtime rekord në kinematë botërore, u vlerësua për kastin më të mirë ne tërësi dukë lënë të zhgënjyer pretendentin kryesor A Star is Born.

“Qëllimi ishte t’i tregonim botës se mund të japim diçka të veçantë. Ne mund të jemi plotësisht qenie njerëzore në rolet që interpretojmë e mund të krijojmë një botë që I ngjan asaj që ne duam të shohim”, tha protagonisti i “Black Panther”, Chadwick Boseman.

Glen Closse u vlerësua si aktorja më e mirë për rolin e gruas së devotshme ne filmin “The Wife”, ndërsa roli i Fredi Mercury nw “Bohemian Rapsody” i dhuroi Rami Malek, çmimin e aktorit me te mirë. “Duhet të kujtojmë se sa e fortë është fuqia e dy syve njerëzorë që shohin dy të tjerë. Kjo do të na japë ne empatinë dhe mirëkuptimin”, tha Glen Close. Ndwrsa Rami Malek shtoi: “Falwnderoj Queen dhe Fredi Mercuryn. Mora disa prej fuqive te tij, si atë për ta jetuar jetën në mënyrën më të mirë të mundshme e për të qënw ai që do”.

SAG, që historikisht sinjalizuar fituesit e çmimeve Oscar, shpërfilli disa prej kandidatëve kryesor për Oskar, të tilli si “Roma,” “The Favourite” e Green Book.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com