Lajme

13 February 2019

Saga e “The Lord Of The Rings” zgjedh Skocinë!

Sigurisht kur bëhet fjalë për sagën e “The Lord Of The Rings” të gjithë jemi sy e veshë!

Të kamufluar si turistë, përfaqësues të produksionit kanë veçuar qytetin Portree në ishullin Skye, kështjellën Dunskey dhe fshatrat Portpatrick e Scourie, si zona të mundshme për xhirimet.

Gjithashtu kanë vizituar edhe Callander dhe kështjellën Balloch, e pozicionuar pranë liqenit Loch Lomond.

Xhirimet për serialin pritet të nisin gjatë këtij viti, me parashikimin për ta transmetuar më 2021-shin.

Ende nuk dihet se cila do të jetë historia, por mendohet se ngjarjet do të ambientohet para atyre të filmave origjinalë.

“Amazon Studios” ka parashikuar një buxhet prej 200 milionë dollarë, një rekord për një prodhim televiziv.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com