Samanta Karavella bën ndryshimin e madh në karrierë
Duket Samanta Karavella ka marrë në dorë karrierën e saj.
Për vite me rradhë ajo ka qenë pjesë e produksionit të njohur shqiptar Max Production, por tashmë nuk do jetë më pjesë e tij.
“Prive” bën me dije se këngëtarja e famshme shqiptare ka vendosur që të largohet nga ky produksion.
Ende nuk jepet një arsye përse Samanta ka marrë një vendim të tillë, edhe pse kënga e fundit e saj mban logon e Max Production.
Tashmë ajo ka kanalin e vet zyrtar në YouTube, ku pritet të publikojë projektet e reja muzikore, pasi ato që janë prodhim i Max Production nuk janë publikuar ende në të.